Perfaqesuesit e Federate Shqiptare Taekwondo z. Leo Kapri (Zv/President) z. Elvis Vulka (Zv/President), z. Ismail Kryemadhi, z. Ferdinat Gjypi (anetr te Komitetit Ekzekutiv), z. Julian Caca (trajner i ekipit kombetar Kadet), znj. Elona Kapri dhe z. Visar Pitushi (gjyqtare) moren pjese ne “Kursin e Administratoreve Sportive” te organizuar nga  Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar ne bashkepunim me Solidaritetin Olimpik.

Ky aktivitet u zhvillua ne datat 12-14 Dhjetor 2013, ne Tirane prane Resort Testela me pjesemarrjen e 22 perfaqesuesve te federatave, klubeve dhe shoqatave te ndryshme sportive. Ndonese me nje program intensiv ne tre ditet e kursit, trajtimet ne kete kurs ishte e larmishme duke perfshire njohuri rreth Levizjes Olimpike, ceshtje te aftesive menaxheriale qe duhet te kete cdo administrator sportiv, si dhe tema te ndryshme qe kane te bejne me etiken, fair play, lidershipin, teknologjine e informacionit, etj. Gjate kursit pjesemarresit u angazhuan ne grupe pune per te konkretizuar njohurite e dhena.

 

 

      

Ne perfundim te ketij kursi, pjesemarresit u pajisen me nje Certifikate te leshuar nga Komiteti Olimpik Nderkombetar (IOC). Me ane te ketij kursit, pjesemarresit e interesuar mund te vijojne nivelin tjeter te ketij sistemi trajnimi, ASMC – Kursin e Avancuar per Menaxhimin Sportiv. Pjesemarresit u pershendeten edhe nga Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani, i cili theksoi rendesine e trajnimit te burimeve njerezore ne sport dhe i falenderoi ata per kohen qe dedikojne per marrjen e njohurive ne te tilla trajnime.

 

 

 

Taekwondo eshte nje sport luftarak (art marcial ne origjine) qe nenkupton sisteme të koduara dhe tradita të praktikave luftarake, të cilat janë praktikuar dhe trasmetuar ndër breza duke u pasuruar me kalimin e kohës. Termin art marcial rrjedh nga latinishtja dhe do të thotë "artet e Marsit", ku Marsi është perëndia romake e luftës.

Për t'u përditësuar me aktivitetet dhe informacionet e Federatës Shqiptare të Taekwondo, ju lutemi të plotësoni formën e mëposhtme të abonimit.