Federata Shqiptare Taekwondo World ne dt. 21 Shkurt 2015 ne ambjentet e Universitetit te Sporteve te Tiranes organizoi Testimin per Graden Dan.

 

Ne kete testim moren pjese trajneret, gjyqtare te FSHT-W  si dhe sportistet elitare te cilet plotesojne kushtet per te perfaqesuar Shqiperine sipas grupmoshave ne arenen nderkombetare.

 

 

Testimi u drejtua nga Mjeshtri i Madh 8 Dan, Kim Yong Ki ku pjesemarresit u testuan nga ana praktike ne disiplinen Poomsae dhe Gyopka, dhe nga ana teorike nepermjet Pyetesorit Teorik te pregatiur nga Komisioni Teknik i FSHT-W. 

 

 

 

Te gjithe pjesemarresit kaluan me sukses Testin cka ju jep te drejte te aplikojne per Licensen Nderkombetare te Trajnimt, Gjykimit dhe Dyluftimit.

Certifikatta qe do te jepet nga Kukkiwon (Qendra Nderkombetare e Testimit) do te shperndahen me nje ceremoni qe FSHT-W do te organizoje ne date 30 Prill 2015 ne pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

 

 

Taekwondo eshte nje sport luftarak (art marcial ne origjine) qe nenkupton sisteme të koduara dhe tradita të praktikave luftarake, të cilat janë praktikuar dhe trasmetuar ndër breza duke u pasuruar me kalimin e kohës. Termin art marcial rrjedh nga latinishtja dhe do të thotë "artet e Marsit", ku Marsi është perëndia romake e luftës.

Për t'u përditësuar me aktivitetet dhe informacionet e Federatës Shqiptare të Taekwondo, ju lutemi të plotësoni formën e mëposhtme të abonimit.