Gjate periudhes se komunizmit ne Shqiperi sportet luftarake me te zhvilluara ishin Mundja (nje federate e konsoliduar qe financohej nga shteti) qe praktikohej ne dy stile, mundje klasike dhe mundje e lire, sport i cili kishte nje shtrirje te gjere gati cdo qytet kishte ekipin e tij, dhe Mundja Sampo (xhudoja e sotme) qe ushtrohej kryesisht ne repartet ushtarake nga instruktore te pregatitur ne Bashkimin Sovjetik.

Ne vitin 1991-1992 per here te pare ne Shqiperi zhvillohet sporti i Karate, stili Shotokan. Ky sport zhvillohej nga specialiste Kosovare ne palestren e Shkolles se Bashkuar te Oficereve sot Akademia Ushtarake Skenderbej. Po ne kete kohe kemi dhe praktikime te Jiu Jitsu, Aikido, Kendo, etj.

Per here te pare sporti i Taekwondose (WTF) praktikohet ne fund te vitit 1993 dhe fillim te vitit 1994 nga dy shkolla, “Albanet” me instruktor  Mjeshter Sulejman Cekrezi me origjine nga Kosova, dhe “Alba Taekwondo Academy” me instruktor Mjeshter Kim Yong Ki me origjine nga Koreja e Jugut. Inisiativa e Mjeshtrit Sulejman Cekrezi ishte inisiative individuale, ndersa Mjeshtri Kim Yong Ki ishte derguar nga Federata Boterore Taekwondo si misionar per zhvillimin e Taekwondose ne Shqiperi. Keta dy persona njihen dhe si pionieret e pare te sportit Taekwondo ne vendin tone.

Ne veren e vitit 1994, Mjeshter Sulejman Cekrezi themelon Shoqaten e pare Kombetare Shqiptare te Taekwondose ne Shqiperi. Ne 2 Nentor te vitit 1994 se bashku me Mjeshter Yong Ki Kim (i cili kishte pregatitur te gjithe dokumentacionin dhe shlyer detyrimet financiare) i drejtohen Federates Boterore Taekwondo per njohjen dhe mbeshtetjen e kesaj shoqate nga organizmat nderkombetare.

Federata Boterore Taekwondo pasi merr edhe konfirmimin nga Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar i asaj kohe me President Z. Arben Jorgoni ne 20 Janar 1995,  pranon si anetare me status provizor Shoqaten Kombetare Shqiptare Taekwondo me President Z.Sulejman Cekrezi ne 25 Nentor 1995.

Gjate kesaj periudhe ne Shqiperi u krijuan dhe shkolla te tjera te sporteve luftarake ne te cilat praktikohej Taekwondo, te tilla si:

- Ne Tirane, ekipi  “Partizani” me trajner z. Perparim Feruni, ekipi “Studenti” me trajner z. Leonard Filopati.
- Ne Kavaje, ekipi “Besa” me trajner z. Adriatik Bardhoci.
- Ne Durres, ekipi “Shqiponja” me trajner z. Fatmir Bardhoci, ekipi Ajzberg me trajner z. Everest Brahi.- Ne Lac, ekipi “Laci” me trajner z. Kastriot Dema.

Duke pare kerkesen e disa trajnereve per nje ballafaqim nderekipor u vendos qe ne date 24 Prill 1996 Shoqata Kombetare Shqiptare Taekwondo te zhvillonte Kampionatin e I-re Kombetar  te Dyluftimit ne sportin Taekwondo. Ky aktivitet  kishte nje pjesemarrje modeste dhe ndeshjet u gjykuan nga trajneret e ekipeve. Ne arkiven e federates informacioni per kete aktivitet eshte i vaket.

Duke pare perhapjen e madhe qe po merrnin artet marciale ne Shqiperi perfaqesuesit e shoqatave te ketyre sporteve vendosen te themelonin Federaten e Arteve Marciale. Me 3 Tetor 1996 zhvillohet Asambleja Pergjithshme me perfaqesues te kater grupimeve me te konsoliduara ne ate kohe te cilat ishin: 

- Federata e Karatese e perfaqesuar nga z. Parid Dule.
- Federata e Xhudos e perfaqesuar nga z. Dashamir Xhixha.
- Shoqata e Taekwondose e perfaqesuar nga z. Sulejman Cekrezi.
- Unioni Mbarekombetar i Arteve Marciale i perfaqesuar nga z. Fidel Ylli.

Ne kete Asamble themelohet Federata e Arteve Marciale me President z. Azem Hajdari, Sekretar te Pergjithshem z. Agim Tabaku, dhe Anetar Kryesie znj. Natasha Mitrushi, z. Sulejman Cekrezi, z. Viktor Bejkosala, z. Dritan Demiri, z. Bujar Lybesha, z. Fidel Ylli, z. Ferdinant Mikeli, dhe z. Ilir Shameti.

Vlen te theksohet se kjo asamble ka qene nje nga asamblete me gjitheperfshirese. Ne punimet e saj kane marre pjese edhe grupime te tjera si Taekwondoja Globale (ne ate kohe) me perfaqesues z. Bujar Caushi, Shoqata e Arteve Marciale e diaspores me perfaqesues z. Enver Cakiqi, si dhe ekipe individuale te konfirmuara te taekwondose me perfaqesues z. Fatmir Bardhoci.  

Mjeshtri Kim Yong Ki jo vetem qe ka qene  nje nga themeluesit e Taekwondose por me inisiativen e tij duke pare se niveli teknik i disa sportisteve tani kishte arritur ne shkallen e mjeshterise sportive, ne Dhjetor te vitit 1996 sipas te gjitha Rregullave te miratuara nga Federata Boterore Taekwondo  zhvillon per here te pare Testimi per Brezin e Zi, një ngjarje shumë e rëndësishme për Taekwondo-në Shqiptare. Tashme sporti Taekwondo kishte trajneret e pare.

Ne Asamblene e Pergjithshem te Federates Boterore Taekwondo, qe u zhvillua ne Hong Kong ne vitin 1997, Shoqata Kombetare Shqiptare Taekwondo fiton statusin si anetare me te drejta te plota. Ne Maj te vitit 1997 ne Tirane zhvillohet Festivali i Arteve Marciale ku perfaqesuesit e sportit Taekwondo bejne nje figure te shkelqyer. Po ne Maj te vitit 1997 sportisti Bledar Babameto i ekipit :Shqiponja” Durres perfaqeson Shqiperine ne Kapionatin Europian per te Rinj duke bere nje paraqitje dinjitoze. Nëpërmjet një pune të mundimshme dhe të përbashkët të mjeshtrave shqiptarë u arrit që ekipi kombëtar shqiptar të marrë pjesë për herë të parë në Ballkaniadën e dytë  Taekwondo në 21-22 qershor 1997 të zhvilluar në Kastoria (Greqi), ku arrime te marrim një medalje bronxi me sportistin Bledar Rira. Per shkak te trazirave qe perfshine Shqiperine ne viti 1997 Kampionati Kombetar i Dyluftimit zhvillohet vetem per moshat e reja ne 2 Dhjetor.

Kampionati i II-te Kombetar i Dyluftimit u zhvillua ne 16 Maj 1998 (per kete aktivitet ka informacion te detjuar). Ky aktivitet kishte nje struktur te organizuar, ndeshjet u gjykuan nga nga nje Trupe Gjykimi e perbere nga kryegjyqtari Mjeshter Kim Yong Ki, gjyqtare z. Fatmir Bardhoci dhe z. Elton Lame. Kampionet sipas kategorise te peshave ishin: 

- Pesha -54 kg, Vendi I-re Bledar Rira, Albanet. Vendi II-te Olsi Dako, Laci.
- Pesha -58 kg Vendi I-re Elvis Bejko, Partizani. Vendi I II-te Artan Mema, Albanet.
- Pesha -64 kg, Vendi I-re Elvis Sejko, Partizani. Vendi II-te Ermal Koci, Partizani.
- Pesha -70 kg Vendi I-re Fabjan Zhilla, Albanet. Vendi I II-te Genti Tahiraj. Partizani. Vendi I III-te Viron Karafili. Partizani. 
- Pesha -76 kg Vendi I-re Naim Pitomina, Albanet. Vendi I II-te Tomor Alizoti. Albanet. Vendi I III-te Arben Markaj. Albanet.
- Pesha -83 kg Vendi I-re Leonard Filopati, Partizani. Vendi I II-te Ilir Dushi, Partizani. Vendi I III-te Elvis Vulka, Partizani. 

Ekipi fitues u shpall ekipi i Partizanit me trajner z. Perparim Feruni. Ekipi kombëtar shqiptar qe u perzgjodh nga kampionati kombetar morri pjese në Ballkaniadën e tretë në 3-5 korrik 1998 të zhvilluar në Nish (Jugosllavi), ku u morën 3 medalje bronxi nga sportiste Leonard Filopati, Elvis Sejko dhe Fabian Zhilla. Me 31 Tetor 1998 Klubi Sportiv Albanet organizon per here te pare nje Kupe te Hapur e quajtur “Albanet ‘98”.

Ne vitin 1999 nen drejtimit e Mjeshtrit Kim Yong Ki formohet per here te pare Trupa e Gjykipit e perbere nga gjyqtare profesioniste te trajnuar si kryegjyqtari Elton Lame, dhe gjyqtaret Klenti Tare, Arben Markaj, Ervin Nallbani dhe Klodian Gega. Një ngjarje tjetër e rëndësishmë ishte edhe paraqitja e 3 sportistëve shqiptar në Lojrat Olimpike Ushtarake në Kroaci në vitin 1999 ku ekipi shqiptar bëri një paraqitje të mirë përpara ekipeve më të mira të botës. Po kete vit ne bashkepunim me Mjeshter Kim Yogn Ki zhvillohet Testimi i II-te per Brezat e Zi.

Ne 20 Shkurt 2000 ne Athine Greqi zhvillohet Kampionari (ballkaniada) e 4-rt ku perfaqesuesja jone arrin te marre nje medalje bronxi me sportistin Elvis Vulka. Nga fundi i vitit 2000 Mjeshter Sulejman Cekrezi terhiqet nga aktiviteti. Te gjitha keto zhvillime si dhe perfshirja e Taekwondose ne Lojerat Olimpike ne vitin 2000 ne Sidney, shtronin perpara drejtuesve te Shoqates Taekwondo sfiden e shkeputjes nga Federata e Arteve Marciale. Ne 13 Dhjetor te vitit 2000 anetaret e Shoqates Kombetare Taekwondo mbledhin Asamblene e Pergjithshme per te Themeluar Federaten Shqiptare Taekwondo WTF. Ne kete asamble moren pjese ekipet:

- “Laci TKD” me perfaqesues z. Rrok Luca.
- “Ajzberg” me perfaqesues z. Everest Brahi.
- “Partizani” me perfaqesues z. Perparim Feruni.
- “Albanet” me perfaqesues z. Fabjan Zhilla.
- “Dinamo” me perfaqesues z. Elvis Vulka.
- “Studenti” me perfaqesues z. Leonard Filopati.

Ne kete takim President i Federates Shqiptare Taekwondo WTF u zgjodh z. Perparim Feruni, Sekretar i Pergjithshem z. Fiqiret Guri, dhe Anetare te Kryesise z. Elton Lame, z. Elvis Vulka, z. Leonard Filopati dhe z. Everest Brahi. Pas kerkeses se Federates Shqiptare Taekwondo WTF, drejtuar Ministrise se Sporteve per shkeputje nga Federata e Arteve Marciale, me 14 Qershor 2001 znj. Esmeralda Uruçi Ministre e Sporteve, miraton Statutin e Federatës Shqiptare Taekwondo WTF.

Në Ballkaniadën e parë për të Rinj në vitin 2002 që u zhvillua në Greqi ekipi kombëtar shqiptar bëri një paraqitje shumë dinjitoze dhe në kampioantin Europian me 5-9 Maj 2002 të zhvilluar në Samsum të Turqisë ekipi bëri një paraqitje shumë të mirë e cila vinte në rritje. Ne 24 Maj 2002 per here te pare per nder te Ambasadorit te Korese zhvillohet Kupa Miqesia. Ky aktivitet fitohet nga ekipi “Shqiponja” me trajner z. Adriatik Bardhoci. Ne 12 Gusht 2002 Federata Shqiptare Taekwondo WTF zhvillon Asamblene e Jashtezakonshme nepremjet te ciles zgjidhet ne postin e Presidentit z. Fabjan Zhilla, dhe anetare te Komitetit Drejtues z. Pellumb Hidri, z. Adriatik Bardhoci, z. Klenti Tare dhe z. Arjon Brahi.

Figure shume te mire Federata Shqiptare e Taekwondo WTF e arrin në Kampionatin Ballkanik per te Rritur te zhvilluar në Stamboll të Turqisë, 30-31 Gusht 2003, ku sportisti Elvis Sejko u shpall si tekniku më i mirë e kësaj aktiviteti. Po kështu Sportisti Elvis Sejko hyn në dhjetëshen më të mirë të sportistëve të Shqipërisë për vitin 2003 të organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Ne 2 Maj te vitit 2004 Federata Shqiptare Taekwondo WTF ne bashkepunim me Federates Taekwondo te Malit te Zi organizojne ne Tuz, Seminarin e I-re Nderkombetar per Gjyqtare. Ky seminar drejtohej nga Mjeshtri i Madh Miroslav Brezhan (7 Dan WTF ne ate kohe). Ne kete seminar gjyqtaret Klenti Tare dhe Arben Markaj pajisen me License Nderkombetare. Ne date 19 Dhjetor 2004 zhvillohet Asambleja e Pergjithshme Zgjedhore ku konfirmohet si President z. Fabjan Zhilla dhe zgjidhet Sekretar i Pergjithshem z. Elton Lame.

Gjate viteve 2005 dhe 2006 Federata Shqiptare Taekwondo WTF vazhdon te zhvilloje rregullisht Kampionatin Kombetar dhe Kupen e Shqiperise, por ne aktivitetet nderkombetare verehet nje renie ne pamundesi per pjesemarrje. Ne dhjetor te vitit 2006 per shkak te doreheqjes se Presidentit z. Fabjan Zhilla zhvillohet Asambleja e Jashtezakonshme duke zgjedhur ne postin e Presidentit z. Tomor Alizoti dhe Sekretar te Pergjithshem z. Leonard Shaka.

Gjate vitit 2007 aktiviteti i Federates ka qene shume i vaket duke u fokusuar kryesisht ne aktivitetet me karakter kombetar.

Ne 24-26 Janar te vitit 2008 ne Stamboll te Turqise zhvillohet Kampionati Europian per te Rritur (aktivitet kualifikues per Lojerat Olimpike Pekin 2008). Ne kete aktivitet Federata Shqiptare Taekwondo WTF perfaqesohet me sportistin Perparim Elezaj i cili beri nje paraqitje shume dinjitoze. Po keshtu ne date 10-13 Prill 2008 perfaqesuesja shqiptare e taekwondose merr pjese ne Kampionatin Europian qe zhvillohet Rome, Itali. Me 18 Gusht zhvillohet Kampionati Kombetar i Dyluftimit dhe me 14 Dhjetor Kupa e Republikes se Shqiperise.

Ne 8 Dhjetor  2008 ne krye te Federates Shqiptare Taekwondo WTF zgjidhet President z. Salih Tagani dhe Sekretar i Pergjithshem z. Elvis Bejko.

Ne date 6 Shkurt 2009 Ministri Ylli Pango miraton Statutin e ndryshur te Federates Shqiptare Taekwondo WTF nepermjet te cilit federate merr emertimin Federata Shqiptare Taekwondo World pasi ne ate kohe ne Shqiperi praktikohej dhe Taekwondo ITF qe njihej me emrin Federata Shqiptare Taekwondo Internacionale. Ne 14 Qershor 2009 organizohet Kampionati Kombetar i Dyluftimit (kampionati i 13-te). Ekipi “Don Bosko” me trajner z. Arjan Riza shpallet kampion per kategorine Kadet, ekipi “Qendra Taekwondo” me trajner z.Endrit Hoxha shpallet kampion per kategorine te Rinj dhe “Top Gym Sport” me trajner Leonidha Kapri shpallet kampion per kategorin te Rritur. Po kete vit Federates Shqiptare Taekwondo World perfiton nga Federata Boterore Taekwondo baze materiale (tapet, sistem elektronik pikezimi etj).

Ne date 1 Prill 2010 federata organizon Kampionatin Kombetar te Dyluftimit, ku ekipet kampione u shpallen; “Tirana” me trajnere znj. Arjola Kasaj per kategorine Kadet, “Top Gym Sport” me trajner z. Leonidha Kapri per kategorine te Rinj, “Dinamo” me trajner z. Elvis Vulka per kategorine te Rritur. Federata Shqiptare Taekwondo World ne date 12-16 Maj 2010 ne San Petersburg te Rusise, merr pjese me pese perfaqesues ne Kampionatin Europian per te Rritur.

Ne Qershor te vitit 2010 Federata Shqiptare Taekwondo World paditet ne Keshillin e Arbitrazhit Sportiv ne K.O.K.SH nga z. Fatmir Bardhoci. Ky person pasi ishte veteshpallur President, kishte zhvilluar nje asamble te jashteligjshme, me antare fiktive duke fallsifikuar firma per Mocion Mosbesimi ndaj Federates Shqiptare Taekwondo World, kerkon nga ky komision njohjen e grupimit te perfaqesuar prej tij. Keshilli i Arbitrazhit Sportiv ne date 08 Nentor 2010 me Vendim nr. 331, hedh poshte pretendimet e paditesit duke e quajtur asamblene e zhvilluar prej tij te pavlefshme.

Ne 1 deri 6 Maj 2011 Federata Shqiptare Taekwondo World merr pjese me pese perfaqesues ne Kampionatin Boteror qe u zhvillua ne Gjongju te Korese. Perfaqesimi i sportisteve tane ishte ne nje nivel modest. Ne Janar 2011 drejtuesit e Federates Shqiptare Taekwondo World paditen ne Prokurorine e Rrethit Tirane nga z. Fatmir Bardhoci per abuzime financiare. Kjo padi rrezohet nga Prokurori Julian Zonja me date 7 Shurt 2011. Ne 21 Maj 2011 zhvillohet Kampionati Kombetar i Dyluftimit, ku ekipet fituese ishin; Tirana me trajnere znj. Arjola Kasaj per kategorine Kadet dhe te Rinj,  Dinamo me trajner z. Elvis Vulka per kategorine te Rritur. Ne 30 Qershor deri ne 3  Korrik 2011 Federata Shqiptare Taekwondo World merr pjese me kater  pjesemarres ne Kualifikueset per Lojerat Olimpike Londer 2012 qe u zhvilluan ne Baku te Azerbaxhanit (sportistet tane nuk arriten te kualifikohen). Ne 4 Dhjetor 2011 zhvillohet Kupa e Shqiperise ku fitues per kategorine Kadet dhe te Rrinj u shpall ekipi Tirana per kategorine te Rritur ekipi Dinamo.

Ne fillim te vitit 2012 z. Fatmir Bardhoci apelon vendimin e Prokurorise duke bere kallzim ne Gjykaten Penale. Gjyqtari z. Arben Micko me 8 Shkurt 2012 me Vendim nr. 8, rrezon padine e z. Bardhoci duke lene ne fuqi vendimin e Prokurorise se Rrethit Tirane. Ne 4 deri 8 Prill 2012 perfaqesuesja shqiptare merr pjese me 8 perfaqesues ne Kampionatin Boteror per te Rinj  qe u zhvillua ne Sharm El Sheikh te Egjyptit (per here te pare perfaqesuesja jone merr pjese me konkurente femer znj. Fabjola Brahja). Ne 8 dhe 9 Qershor federate organizon Seminarin per “Trajnimin e Trajnereve dhe Gjyqtareve”. Ky seminar u drejtua nga Mjeshtri Italian 6 Dan Massimo Rota dhe Mjeshtri 4 Dan Mirko Baldini. Ne 14 deri 17 Qershor Federata Shqiptare Taekwondo World merr pjese me kater pjesemarres ne Kampionatin Europian nen 21 vjec qe u zhvillua ne Athine, Greqi. Ne 23 dhe 24 Qerdhor 2012 zhvillohet Kampionati Kombetar i Dyluftimit ku ekipet fituese ishin; ekipi “Ortek” me tranjer z. Julian Caca per kategorine Kadet, ekipi “Tirana” me trajnere znj. Arjola Kasaj per kategorine te Rinj, ekipi “Dinamo” me trajner z. Elvis Vulka per kategorine te Rritur. Ne 22 dhe 23 Nentor 2012 Federata Shqiptare Taekwondo World mori pjese ne Kampionatin Ballkanik qe u zhvillua ne Bosje Herzegovine ku u nderuan me kater medalje argjendi dhe tre medalje bronxi. Ne 8 Nentor 2012 Federata Shqiptare Taekwondo World ne bashkepunim me Mjeshtrin Kim Yong Ki organizon Kamponatin e Demostrimit Poomsae.  Federata Shqiptare Taekwondo World ne bashkepunim me KOKSH dhe Solidaritetin Olimpik organizon nga data 20 Tetor deri ne 1 Nentor “Kursin Teknik per Trajnere”. Ne perfundim te ketij kursi trajneret e Federata Shqiptare Taekwondo World pajisen me License Nderkombetare.

Ne 9 Dhjetor 2012 Federata Shqiptare Taekwondo World organizon Asamblene e Pergjithshme Zgjedhore. Nga kjo asamble, President i federates zgjidhet z. Genti Malko, zv. President z. Leonidha Kapri, Sekreter i Pergjithshem z. Arben Markaj, si dhe Komiteti Ekzekutiv i perbere nga; z. Ismail Kryemadhi, z. Vilson Kasaj, z. Meshar Kamberi, z. Ferdinant Gjypi dhe z. Kliton Muca.

Kjo asamble ankimohet per pavlefshmeri ne Keshillin e Arbitrazhit Sportiv ne KOKSH nga z. Elvis Vulka trajner i ekipit “Dinamo”, dhe z. Julian Caca trajner i ekipit “Ortek”. Padia hidhet poshte date 26 Mars 2013 me vendim nr. 32 nga Keshillin e Arbitrazhit Sportiv.  Ne 10 Mars 2013 zhvillohet Kampinati i 17-te Kombetar i Dyluftimit. Ne 16 dhe 17 Prill 2013 Federata Shqiptare Taekwondo World ne Bashkepunim me Mjeshtrin Kim Yong Ki organizon Kupa e Ambasadorit te Korese. Ky aktivitet realizohet ne menyre spektakolare nga ana organizative duke patur jehone dhe ne mediat Koreane. Ne 11 Maj 2013 ekipin “Top Gym Sport” ne bashkepunim me Federaten Shqiptare Taekwondo World organizon ne Tirane kupen e hapur “Top Tirana Open” nje aktivitet me karakter nderkombetar (i pari ne llojin e tij) me pjesemarrjen e federatave te rajonit.              

Sot Federata Shqiptare Taekwondo World përfaqëson bashkimin vullnetar të shoqatave e klubeve sportive, që ushtrojnë sportin e Taekwondo-së në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ne te aderojne 17 shoqata dhe ekipe me nje numer prej 410 anetaresh nga te cilet 368 sportiste kompetitive. Ajo është një organizatë jofitimprurëse që zhvillon aktivitetin e saj në përputhje me ligjin nr. 9376, datë 21.04.2005 “Për Sportin” Kodin Civil, ligji nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse” si dhe ligjin nr. 8789 datë 07.05.2001 “Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”.

Federata Shqiptare Taekwondo World është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë si person juridik me Vendim Nr. 2990 datë 26.01.2011, po kështu ajo është regjistruar në Ministrinë e Financave nga Drejtoria e Pëgjithshme e Tatimeve me Çertifikatë Regjistrimi Nr. 10120870001 dhe Numër Identifikimi (NIPT)  L21527451C.

Federata Shqiptare Taekwondo World është kliente e Cedins Bank me Numër Llogarie 00000387004 dhe IBAN AL94 2121 1016 0000 0000 0038 7004.

Federata Shqiptare Taekwondo World njihet nga shteti Shqiptar, nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve (M.T.K.R.S), dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (K.O.K.SH) si dhe te gjitha organizmat nderkombetare te Taekwondo-se.

Federata Shqiptare Taekwondo World mban siglën FSHT-W. Ajo është e pajisur me Selinë, Statutin, Simbolet (flamuri, stema, vula) dhe Rregullorret. Ajo organizon rregullisht aktivitetet kombëtare, Kampionatin Kombëtar të Dyluftimit dhe Demostrimit si dhe Kupën e Shqipërisë.

FSHT-W merr pjesë në aktivitetet ndërkombëtare, si dhe ndihmon, çdo shoqatë apo klub në organizimin e kupave të hapura, testimeve, apo manifestimeve të ndryshme. Ajo ndihmon në mënyrë të kualifikuar në rritjen dhe zhvillimin e marëdhënieve miqësore midis anëtarëve të federatës si dhe mbron të drejtat e tyre. Ndihmon në kualifikimin e trajnerëve, gjygjtarëve dhe anëtarëve të saj duke promovuar spotin e Taekwondo-së në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Adresa FSHT-W është:

Rruga. “Janosh Huniadi” Pallati Ana, Kati i 4-rt, Tiranë, Shqipëri.
Tel  +355 42267091, www.albaniantaekwondofederation.com.           

  

Shenim:

Informacioni i dhene me lart eshte nje konkluzion i hulumtimit te dokumentacionit ne arkiven e FSHT-W si dhe ne deshmite e personave qe kane qene pjese e federates ne vite. Ne rast se dispononi materiale te cilat mund te pasurojne kete informacion jeni te lutur ta dergoni ne zyrene e federates.

 

Taekwondo eshte nje sport luftarak (art marcial ne origjine) qe nenkupton sisteme të koduara dhe tradita të praktikave luftarake, të cilat janë praktikuar dhe trasmetuar ndër breza duke u pasuruar me kalimin e kohës. Termin art marcial rrjedh nga latinishtja dhe do të thotë "artet e Marsit", ku Marsi është perëndia romake e luftës.

Për t'u përditësuar me aktivitetet dhe informacionet e Federatës Shqiptare të Taekwondo, ju lutemi të plotësoni formën e mëposhtme të abonimit.